Komuna e Podujevës ka nisur procedurat e prokurimit për asfaltimin e rrugëve në tri fshatra të saj, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për rrugët në fshatrat: Letanc, Peran dhe Llapashticë.
Për këtë, komuna ka parashikuar t’i shpenzojë 139 mijë euro.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 13.06.2023.
Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni detajet tjera.
/llapi.info/






