12 lokale afariste që gjenden në Tregun e Qytetit të Podujevës do të jepen për shfrytëzim të përkohshëm.
Ky është vendim është miratuar me shumicë votash në seancën e fundit të Kuvendit të Komunal.
Sipas këtij dokumenti, lokalet që do të jepen në shfrytëzim janë ato me numër rendor 7, 8, 21, 22, 28, 36, 48, 50, 52, 53 dhe 54 të evidentuara në certifikatën pronësore 08-942-06-0029510/23 të datës 27.04.2023 njësia kadastrale parcela: P-71712062-00244-1, në sipërfaqe të tërësishme prej 11656 m².
Ky vendim është marrë në bazë të disa neneve, ku njëri është edhe krijimi i mundësive për vende të reja të punës dhe rritjen e të hyrave vetjake.
“Afati kohor për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës, të cekur në nenin 1 sipas këtij propozim-vendimi është afatshkurtër përkatësisht në periudhë 5 (pesë) vjet. Procedura për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë realizohet përmes ankandit publik të cilat zbatohen nga Komisioni përkatës vlerësues i cili ngrihet nga Kuvendi i Komunës”, thuhet në nenet 3 dhe 4 të këtij vendimi.
/llapi.info/






