Lokale - eSIMy

Një trafo misterioze po tmerron banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës.

Ata thonë se e njëjta është sjellë nga KFOR-i që 15 vjet.

“Në këtë deponi nuk e di kurrkush se çka ka;. KFOR- e kanë pru. Dyshojmë se ka diçka, mjete të mshefta, sekrete. A janë helmuese, s’e dinë askush. Shumë me vështirësi lejohen edhe gazetarët munden me depërtu këtu. Kemi kërkuar na banorët se cka ka. Tash e ka hanger korezioni”, thotë një banor.

“Këtu bëhet fjalë për mjet helmues, shpërthyes. Nuk e dimë cka është në pyetje. Jemi të rrezikuar. Era e padurueshme edhe prej deponie, por edhe prej kësaj”, thotë një tjetër banor.

Më poshtë video nga Nacionale:

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/