KEDS-i ka njoftuar se nesër, disa vende të Podujevës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.
Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.
Njoftimi i plotë:
Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Ballovci (kodi: 14000008 ) nga ora 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakinica dhe Turuqicë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja dhe premontimi i shtyllave, shtrëngimi i përçueseve.
/llapi.info/






