Lokale - eSIMy

Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës lidhëse në fshatrat Kalaticë, Brainë dhe Bërvenik të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se vlera e këtij projekti është 464 mijë euro.

Postimi i tij:

Sot bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Leutrim Krasniqi kemi përcjellur nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës lidhëse në fshatrat Kalaticë-Brainë-Bërvenik dhe në Lagjen Avdullahu.

Vlera e këtij projekti është 464 mijë euro, ku gjatësia e rrugës lidhëse është 3.7km, me gjerësi 5.5metra, projekt ky i cili po realizohet nga memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Infrastrukturës.

Krahas kësaj, takuam edhe banorët e kësaj zone të cilët i uruam për realizimin e këtij projekti.

Vazhdojmë punën në shërbim të qytetarëve

 

 

 

/llapi.info/