Lokale - eSIMy

Disa pjesë të Podujevës janë duke u përballur me mungesë të ujit këto dy ditë, shkruan Llapi.info.

Siç ka njoftuar Ujësjellësi Rajonal Prishtina, ndërprerja e energjisë elektrike në ITU Albanik nga punimet e KOSTT/ KEDS ka shkaktuar probleme në këtë Impiant.

“Me këtë rast dhe si pasojë , mungesa e furnizimit me ujë për Podujevën me fshatra, fshatrat Albanik- Prishtinë dhe një pjesë e Prishtinës, do të ndjehet dukshëm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm

Prishtinë, 15 maj – Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se ndërprerja e energjisë elektrike në ITU Albanik nga punimet e KOSTT/ KEDS ka shkaktuar probleme në këtë Impiant.

Me këtë rast dhe si pasojë , mungesa e furnizimit me ujë për Podujevën me fshatra, fshatrat Albanik- Prishtinë dhe një pjesë e Prishtinës, do të ndjehet dukshëm.

Kjo nuk varet nga ne por nga punimet e planifikuara të KOSTT/ KEDS.

Përveq që, mungesa e furnizimit me ujë do zgjasë, kjo mund të krijoj edhe probleme në linjën magjistrale Albanik-Prishtinë DN 900, linjë me gjatësi L= 25 km.

Poashtu, mund të ketë turbullirë në momentin që rikthehet furnizimi me ujë, andaj duhet kushtuar kujdes i veçantë, të lihen krojet të rrjedhin për pak minuta deri në kthjellimin e ujit.

Mbeteni të informuar!