Llapi.info ka raportuar dje për një vjedhje që ka ndodhur në objektin e Qendrës për Regjistrim Civil.
Ani pse dje nuk dha detaje, sot Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.
“Rr. Sali Çitaku, Podujevë 12/15.05.2023-NN. Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR”, ka njoftuar PK.
Policia ka thënë se deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti vijon të hetohet.
Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime






