Lokale - eSIMy

KEDS-i ka njoftuar se nesër, disa vende të Podujevës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

Njoftimi i plotë:

Nga TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: TR 1 (H06) me dalje 35kV – Koliq, Batllava dhe Shajkovci, pa tension mbesin të gjitha daljet 35kV prej orës 09:00 deri në ora 13:00

Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga, Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti, Ujësjellsi rajonal “Batllava, MAP Burgu i Sigurisë së Lartë, Sharban, TS Sharban,TS Alshiqt, TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, TS Vanovcë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë).

Arsyeja: Punime nga KOSTT-i, remonti vjetor i TR1 220/35/10kV në Besianë (Podujevë).

 

 

 

 

/llapi.info