Në varrezat e qytetit të Podujevës, sot është bërë varrimi i ish- ushtarit të UÇK-së dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Fadil Mulliqi, shkruan Llapi.info.
Përveç familjarëve, miqve dhe qytetarëve të tjerë, në varrim morën pjesë edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, zyrtarë tjerë komunalë si dhe përfaqësues nga OVL-UCK.
“Me ceremoni e pjesëmarrje masive të qytetarëve i dhamë lamtumirën e fundit ish ushtarit të UÇK-së dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Fadil Mulliqi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Lavdi e nderime jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.















