Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka publikuar pamjet nga punimet që po zhvillohen në ndërtimin e lagjes së re nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” për familjet me gjendje jo të mirë ekonomike, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, në këtë lagje po ndërtohen 22 shtëpi të banimit.

Njoftimi i plotë;

Drejtoresha Stublla inspektoi punimet në ndërtimin e lagjes së re për familjet në nevojë

Sot gjatë ditës drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla ka përcjellur nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e lagjes së re nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” për familjet me gjendje jo të mirë ekonomike në Komunën e Podujevës.

Në këtë lagje po ndërtohen 22 shtëpi të banimit, ku gjatë kësaj kohe po punohet në infrastrukturën nëntokësore dhe së shpejti do të bëhet invertarizimi i brendshëm i shtëpive dhe do të bëhet ndërtimi i insfrastrukturës rrugore, e cila do të lehtësojë qasjen në këtë lagje.

Drejtoresha Stublla u nda e kënaqur me dinamikën dhe cilësinë e punimeve, ajo u shpreh se së shpejti do t’i kemi në dispozicion shtëpitë e reja të banimit, të cilat janë të dedikuara për familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe kanë probleme me çështjen e banimit.