Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në fshatin Bajçinë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas informacioneve që posedon Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku raportohet të ketë edhe persona të lënduar.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Llapi.info është në pritje të detajeve shtesë nga Policia e Kosovës.

Më poshtë pamjet: