Podujevë- Policia e Kosovës (PK) njofton se janë sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, në dy fshatra të Podujevës (në Batllavë dhe Orllan).
Në njoftimin e Policisë, thuhet se sekuestrimi i parë është realizuar në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor i dyshuari S.S (40 vjeç).
Të dyshuarit, thuhet se i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë.
“Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat, Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës si dhe përdorim i armës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sekuestrimi i armës së dytë, policia njofton se është bërë në fshatin Orllan të Podujevës.
“Arma e zjarrit e tipit CZ dhe një karikator me 5 fishekë, i janë gjet dhe sekuestruar personit të dyshuar: -J.A, mashkull, 21 vjeç. Ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim. /
/llapi.info





