Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Katunishtë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor, të dërguar mediave.

“Fsh. Katunishtë, Podujevë 19:04.2023 – 11:30. Raportohet se persona të panjohur kanë prerë dhe vjedhur dy ankera që shërbejnë për mbajtje e shtyllave elektrike. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1515 €. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK, pa dhënë detaje tjera.

Rasti nga organet e rendit është cilësuar si “dëmtim i instalimeve publike”.

 

 

 

/llapi.info