Llapi.info ka raportuar gjatë ditës për një aksident që ka ndodhur në fshatin Shtedim të Podujevës.
Përplasja ka ndodhur në mes të dy veturave, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Por, nga kjo ndeshje, siç ka mësuar Llapi.info nga dëshmitarët, kanë mbetur të lënduar disa persona.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa janë transportuar për ekzaminime të mëtejshme në QKUK.
Ekipet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet që kanë cuar në këtë aksident.
Ndërkohë, banorë të shumtë kanë thënë për Llapi.info, se në këtë rrugë shpejtësia e veturave që është e madhe, derisa nuk mungojnë edhe garat.
Ata kanë kërkuar nga organet e sigurisë t’i shtojnë patrullat në këtë pjesë.
Llapi.info ka tentuar disa herë të marrë detaje shtesë përkitazi me këtë aksident, por Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje.






