Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, e më pas e ka liruar, në fshatin Balloc të Podujevës.

I njëjti është kapur në flagrancë duke shtënë me armë zjarri.

“Fsh. Balloc, Podujevë 20.04.2023-18:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke shtënë (në ajër) me armë zjarri. Njësitet policore tek i dyshuari kanë konfiskuar pistoletën dhe 4 gëzhoja. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Nuk dihen detaje tjera.

 

 

 

 

/llapi.info