Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një të mitur.
Sipas raportit të PK-së, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Rr. 28 Nëntori, Podujevë 19.04.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare (e mitur). Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
I arrestuar është një 28-vjeçar.
/LLAPI.INFO






