Indeksonline ka raportuar më herët për zhdukjen e Muaxhahidit, vogëlushit shqiptar, i cili u raportua se që nga 13 prilli nuk gjendet askund.

Muaxhahidi kishte dalur nga xhamia e St. Louis, pranë Baselit, për t’u larguar në një drejtim të panjohur.

Që nga ajo ditë, i njëjti ka qenë në kërkim nga të afërmit e tij dhe autoritetet e sigurisë.

Ndërkohë, burime të Indeksonline kanë pohuar se ai është gjetur shëndosh e mirë.

Ju njoftoj se është gjetur Muaxhahidi, fëmija i kërkuar. Gjendet shëndosh e mirë. Për momentin është në stacionin e Policisë në Basel… Është gjetur nga Policia e Baselit” ka pohuar burimi për Indeksonline.