Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar rreth orës 13:00 në Podujevë për dhunë në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.

I dyshuari është kapur nga zyrtarët policorë dhe është dërguar për intervitsim në stacionin e Policisë.

Më vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Duhet shtuar se dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë, përkundër thirrjeve që po bëhen që të evitohen këto raste.

 

 

 

/llapi.info