Ka nisur meremetimi i objekteve banesore në qytetin e Podujevës.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se për këtë janë ndarë 250 mijë euro.
Postimi i Bulliqit;
Sot bashkë me Drejtorin e Urbanizmit, Leutrim Krasniqi kemi përcjell nga afër punimet që po zhvillohen në meremetimin e objekteve kolektive banesore.
Në kuadër të këtij projekti përfshihen: fasadimi, renovimi i pullazeve, ndriçimi në koridore të objekteve dhe rregullimi i hapësirave publike përreth.
Vlera e projektit për meremtim të objekteve banesore për këtë vit është 250 mijë euro.
Përmes këtyre projekteve të investimeve në banesa kolektive po përmirësojmë kushtet e banimit për qytetarët tanë që jetojnë në këto objekte.






