Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Merdar.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ani pse nuk ka dhënë detaje se kush është ai dhe për çfarë arsyesh ka qenë në kërkim.
“PKK. Merdare (NN) 10.04.2023-14:35. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e PK-së.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera.
/Llapi.info






