Familja Cakolli nga fshati Krilevë i Kamenicës ka nevojë për ndihmë, që të mund t’ia dalin për t’i blerë terapitë.
Dy nga tre anëtarët e familjes, sipas të afërmëve të tyre, kanë probleme me shëndetin mendor, teksa gruaja është shtrirë në spital si pasojë e disa komplikimeve shëndetësore.
Me terapi është edhe djali i çiftit.
Me rastin janë informuar në komunën e Kamenicës, ku premtuan që shumë shpejtë do të ndajnë mjete për këtë familje.
Njerëzit të vullnetit të mirë që duan ta ndihmojnë këtë familje mund ta kontaktojnë Ragip Cakollin në numrin 044-877-246.






