Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete të enjten në rrugën “Nimon Ferizi” në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 30 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, konfirmoi Zahiti.
I njëjti theksoi se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”. /BetimipërDrejtësi
/Llapi.info






