Policia e Kosovës ka njoftuar se janë informuar lidhur me një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në Shalë të Bajgorës.
Sipas Policisë, dje rreth orës 06:55 është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete, përderisa më pas nga mjeku kujdestar është konstatuar edhe vdekja e viktimës.
Në raportin 24 orësh policor është thënë se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
NJOFTIMI
Rr. Shala e Bajgorës 03.04.2023 – 06:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.






