Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Si shkak i këtij aksidenti pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.

Ajo tha tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut.