Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion tre persona në Podujevë.
Sipas Policisë së Kosovës, tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe dy thika,
Njoftimi i plotë;
Sot nga zyrtarët policor të Podujevës, janë shoqëruar në stacion tre persona, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy thika.
Sekuestrimi i armëve është kryer pas një kontrolli që ju është bërë të dyshuarve, në rrugën “Salih Çitaku”në Podujevë, derisa po lëviznin me një automjet.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.








