Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin për dhunë në familje.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Podujevë, 29.03.2023-19:25. Lidhur me rastin, me datë 01.04.2023 , është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim te prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton PK.
I njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe më pas ishte larguar nga shtëpia, por që është kapur pas disa ditësh.
/Llapi.info






