Lokale - eSIMy

Një rast i vjedhjes ka ndodhur të shtunën në fshatin Devë të Gjakovës.Hajnat kanë arritur të depërtojnë brenda oborrit të një shtëpie duke kryer vjedhje të rëndë.

Ata thyen xhamin e një veture të tipit BMW, duke arritur të marrin 16 mijë euro.

Rasti u denoncua në polici.

Kjo u konfirmua edhe nga organet e rendit përmes zëdhënësit rajonal të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

 

“Ankuesi mashkull, kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur, i kishin thyer një xham të veturës së tij të cilën e kishte pasur të parkuar në oborrin e shtëpisë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të cilat i kishte lënë në veturë. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë””, tha Elezaj

 

 

 

/Llapi.info