Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sot bashkë me drejtorin e organizatës “Qatar Charity” Esam Dabab, dhe drejtorin e Bujqësisë, Fatmir Rudari, kanë marrë pjesën në ndarjen e motokultivatorë për fermerët llapjanë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se nga ky projekt përfitues janë 53 fermerë.

Postimi i tij:

Me drejtorin e organizatës “Qatar Charity” Esam Dabab, dhe drejtorin e Bujqësisë, Fatmir Rudari, morëm pjesë në procesin e shpërndarjes së motokultivatorëve për 53 fermerët përfitues nga projekti i marrëveshjes mes Komunës së Podujevës me organizatën “Qatar Charity”.

Sot u shpërndanë 39 motokultivatorë që janë me kosë dhe frezë, ndërsa 14 motokultivatorë me kosë, frezë dhe rimorkio do të shpërndahen ditëve në vijim. Komuna participon me 10% e vlerës së projektit, kurse organizata nga Katari mbulon pjesën tjetër.

Urime të përzemërta fermerëve përfitues!

 

/Llapi.info