Lokale - eSIMy

Një mashkull, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, të mërkurën rreth orës 10:00.

Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

 

 

/Llapi.info