Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në Gjilan ka hasur një person që ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Në komunikatë thuhet se kundërvajtësi, që sipas fotografisë së dokumentit, është banues në Zvicër, një zonë që kufizimi i shpejtësisë ishte 50km/h, i njëjti ka vozitur në 104km/h.

Për këtë arsye, policia ndaj të njëjtit ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh dhe i kanë konfiskuar patentë shoferin.

 

 

/Llapi.info