Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi ka pranuar çelsat e kamionit për grumbullimin e mbeturinave të dhuruar nga kryetari i Linzit, Klaus Luger për Komunën e Podujevës.

Kamioni është prodhuar në njëren nga kompanitë industriale të Linzit dhe është i pajisur me mjetet më moderne për grumbullimin e mbeturinave.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të çelsave kryetari Bulliqi u shpreh shumë falënderues dhe mirënjohës ndaj kryetarit Luger dhe qytetarëve të Linzit për këtë donacion të vlefshëm, ku edhe tha se ky kamion është pikënisje e shumë punëve e projekteve të përbashkëta që na presin si dy komuna tashmë të binjakëzuara.

 

 

 

/Llapi.info