Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë pritur në takim kryetarin e komunës së Linzit të Austrisë, Klaus Luger, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Postimi i tij i plotë;
Për vizitë zyrtare në Kosovë po qëndron kryetari i Komunës së Linzit z. Klaus Luger, me të cilin kishim nderin të pritemi dhe të zhvillojmë takim me Kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti.
Në këtë takim u diskutua për nevojën e bashkëpunimit në sfera të ndryshme mes dy popujve tanë, si hap para si dy komuna ne jemi binjakëzuar e duke vu themele të bashkëpunimit.
Fillet e para të këtij bashkëpunimi do t’i konkretizojmë me projekte së shpejti në bujqësi, ekonomi, arsim, kulturë etj.
Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin Luger më shumë për aspektin qeverisës në Kosovë si dhe foli për nevojën e bashkëpunimit mes dy popujve tanë duke ndihmuar njëra-tjetrën në zhvillimin ekonomik e mbështetjen në instancat ndërkombëtare.






