Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në fshatin Obrançë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në një shtëpi, disa hajna kanë depërtuar me forcë brenda – ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Rastin është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, ku kjo e fundit ka dhënë detaje në raportin e saj ditor.

Policia ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet, ndërkohë që nuk është bërë e ditur saktësisht se çka është vjedhur, e as vlera e dëmit.

Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje shtesë.

 

 

 

/Llapi.info