Komuna e Podujevës ka planifikuar gjatë këtij viti që t’i ndërtoj disa objekte të reja shkollore, shkruan Llapi.info.
Përveç asaj ekonomike, e cila pritet të kushtojë 2 milionë euro, komuna e Podujevës ka planifikuar ndërtimin e shkollës edhe në fshatin Dumosh.
Për këtë të fundit, janë planifikuar të ndahen 400 mijë euro – sipas prokurimit për vitin 2023.
Ndërkaq, sot, komuna e Podujevës ka publikuar edhe njoftimin e fundit për kompanitë e interesuara për ndërtimin e kësaj shkolle.
Në njoftim është bërë e ditur se afati i fundit për pranimin e tenderëve është më 28.03.2023 – në ora 13:00.
Duke klikuar KËTU mund ta shikoni të plotë njoftimin.
/Llapi.info






