Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin  Vranidoll të Prishtinës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës  në raportin e saj ditor.

Sipas PK-së, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e kësaj përplasje, kanë mbetur të lënduar tre  persona – fatmirësisht jo rëndë.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ekipet policore janë marrë me rastin.

 

 

/Llapi.info