Lokale - eSIMy

Zojë Gjinovci, është mësuesja me përvojë 28-vjeçare në arsim.

Në ditën e tyre, Gjinovci ka treguar se puna e mësimdhënësit e nuk është vetëm profesion, por siç ka shtuar ajo, edhe mision.

“7 Marsin, nxënësit e përjetojnë më me emocion se sa ne vetë mësuesit. Ata bëjnë shkrime  të jashtëzakonshme, të cilat burojnë nga zemrat e tyre. Përpiqen në mënyra të ndryshme të vizatojnë, të bëjnë kartolina, në mënyrë që ta shprehin atë ndjenjë për Ditën e Mësuesit”, thotë ajo.

“Unë i takoj një periudhe jo shumë të lehtë, kur shkollimi dhe arsimimi i femrës nuk ka qenë edhe shumë i emancipuar. Jam nga fshati Dobratin i Podujevës, aty kam dhënë në fillim mësim. Nuk ka qenë edhe shumë i zhvilluar shkollimi i vajzave në atë kohë. Jam punësuar në fshatin tim të lindjes. Pata fat të punoj me mësuesit e mi. Pata përkrahjen nga ata. Për pesë vite kam kontribuar në fshatin tim”, thotë ajo për t7.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë:

 

/Llapi.info