Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në fshatin Surkish të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar PK, të njëjtit dyshohet për vjedhje të rëndë në tentativë.

“Surkish, Podujevë 04.03.2023 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur), pasi që kishin depërtuar në shtëpinë e pa banuar të viktimës mashkull kosovar dhe kishin dëmtuar katër dyer dhe një kabllo të rrymës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera përkitazi me këtë.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.

 

 

/Llapi.info