Lokale - eSIMy

Një femër është raportuar e zhdukur në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Rastin  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor  të së shtunës.

Sipas Policisë së Kosovës, raportimi në Polici është bërë nga  babai i saj.

I njëjti ka rrëfyer se vajza tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më .

Policia ka thënë se e raportuara si e zhdukur është e moshës së mitur.

Rasti po vijon të hetohet.

 

 

/Llapi.info