Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka shpallur edhe një konkurs për punëtorë, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, konkursi është i hapur për asistent/e, për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në konkurs është bërë e ditur se numri i punëtorëve që do të pranohen është katër.
Paga bazë është 397 euro, kurse puna do të jetë 30-10 orë në javë.
Afati për aplikim është nga data 02.03.2023 – deri më 17.03.2023.
Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni të plota kushtet dhe mënyrën e aplikimit.
/Llapi.info






