Një aksident me të lënduar ka ndodhur sonte në Vushtrri.
Sipas policisë një person ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Nadakofc.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, ka thënë ai.
/Llapi.info






