Lokale - eSIMy

Inspektorati komunal dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar sot edhe një aksion tjetër në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar komuna e Podujevës në një postim në rrjetin social, Facebook.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Inspeksionit me asistim edhe të Policisë së Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një aksion duke inspektuar tregun e gjelber dhe tregun e kafshëve që operojnë në Komunën e Podujevës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar parregullsi të ndryshme në këto tregje, për të cilat Drejtoria e Inspeksionit do të merret seriozisht në eliminimin e tyre.

Drejtoria e Inspeksionit ka për qëllim vendosjen e rendit dhe rregullit në këto ambiente, i cili për shkak të mënyrës se si funksionon aktualisht, krijon bllokada në hapësira publike, si dhe në aspektin ambiental grumbullohen
mbeturina, të cilat edhe po e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe drejtoresha, Florentina Osmani.