Lokale - eSIMy

Gjendja në fshatin Pakashticë të Podujevës po vazhdon të jetë e rëndë si pasojë e reshjeve të shiut, shkruan Llapi.info.

Banorët e kësaj ane i kanë thënë Llapi.info-s, se i gjithë fshati tashmë gjendet nën ujë.

Gjendja alarmante është krijuar nga uji, i cili ka arritur deri në pragje të shtëpive.

Në pamje shihen banorët që po përpiqen të mënjanojnë depërtimin e ujit brenda orendive shtëpiake.

Më poshtë videot: