Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u ka konfirmuar nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës së mesme ekonomike, “Isa Boletini”, se do t’iu ndërtohet objekti i ri shkollor, shkruan Llapi.info.

Këto komente Bulliqi i ka bërë në shënimin e 30-vjetorit të themelimit të ekonomikut në Podujevë.

Më tej, Bulliqi ka shtuar se ky objekt do të ndërtohet tek dy shkollat tjera të mesme, ndërkohë që i njëjti do të kushtojë 2 milionë euro.

Postimi i plotë:

Sot në 30 vjetorin e themelimit të shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, para mësimdhënësve, nxënësve e të pranishmëve të tjerë në manifestimin e organizuar nga stafi i shkollës për nder të kësaj dite, kumtova lajmin e mirë se sivjet fillon ndërtimi i shkollës së mesme ekonomike, projekt në vlerë mbi 2 milionë euro i financuar nga komuna.

Shkolla e re ekonomike do të ndërtohet në kompleksin e dy shkollave të tjera të mesme të Podujevës, ndërsa objekti aktual i shkollës ekonomike do të shndërrohet në shkollë fillore.

Në këtë vit jubilar ua uroj përvjetorin e shkollës ekonomike të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, veteranëve të arsimit dhe gjithë qytetarëve të Podujevës.