Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të kërkuar nga organet e rendit, raporton Llapi.info.
Njëri prej tyre është kapur në pikën kufitare në Merdar, kurse tjetri është arrestuar në fshatin Siboc të Podujevës.
Sipas Policisë së Kosovës, të dy të dyshuarit janë arrestuar me urdhëresës të lëshuar nga gjykata.
“Të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Policia e Kosovës s’i ka bërë të ditura konkretisht arsyet, e as identitetet e personave të arrestuar.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.
/Llapi.info






