Lokale - eSIMy

Një person ka qenë cak i sulmit me një mjet të mprehtë në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Siç thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, i dyshuari që ka tentuar sulmin me mjetin e mprehtë është me probleme mendore.

Në këtë rast ka intervenuar Policia e Kosovës, ku fillimisht ka arrestuar të dyshuarin,

I njëjti më pas është dërguar në QKUK – në repartin e Psikiatrisë për tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të lënduar./Llapi.info