Komuna e Podujevës ka njoftuar se inspektorati dhe Policia e Kosovës kanë larguar taksistët ilegalë që operojnë në relacionin Podujevë – Prishtinë, shkruan Llapi.info.
Në një komunikatë për medie, komuna ka deklaruar se aksioni ka për qëllim lirimin e hapësirave publike dhe sigurinë e transportit të udhëtarëve.
Njoftimi i plotë:
Nga sot ka filluar aksioni i Drejtorisë së Inspeksionit me asistimin edhe të Policisë së Kosovës, për largimin e taksive ilegal që operojnë në rrugën Podujevë- Prishtinë.
Aksioni ka për qëllim lirimin e hapësirave publike dhe sigurinë e transportit të udhëtarëve.
Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë në mënyrë permanente këtë aksion deri sa të bëhet lirimi i plotë i hapësirave publike nga taksitë ilegal, ndërsa aksioni do të zgjerohet edhe në lokacionet e tjera për të ndaluar dukurinë e taksive ilegal.
Në rast të mosrespektimit të vendimeve nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit dhe ligjeve në fuqi ndaj tyre do të shqiptohen gjoba kundërvajtëse dhe do të konfiskohen veturat siç e parasheh ligji i transportit rrugor.






