Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Kërpimeh të Podujevës sot është pajisur me laborator biokimik, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar kumtesa komunale, ku është bërë e ditur se laboratori është përuruar sot nga drejtoresha e Shëndetësisë, Adelinë Stublla, u.d., i drejtorit të QKMF-së, Bajram Bajgora dhe stafi mjekësor në këtë qendër.
Sipas njoftimit, tashmë në QMF-në e Kërpimehut do të kryhen analizat biokimike dhe hematologjike.
Njoftimi i plotë:
Laboratori biokimik nga sot edhe në QMF në Kërpimeh
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla bashkë me ud. drejtorin e QKMF-së Bajram Bajgora dhe stafin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kërpimeh kanë përuruar laboratorin e ri në këtë qendër.
Nga sot, të gjithë qytetarët që jetojnë në zonën e Kërpimehut mund të kryjnë analizat biokimike dhe hematologjike në QMF-në e Kërpimehut, ku është pajisur me laborator biokimik dhe të gjitha aparaturat dhe reagensat e nevojshëm.
Qytetarët tanë mund t’iu shmangen pritjeve dhe frekuentimeve të QKMF Podujevë, duke kryer analizat edhe në QMF-të në Lluzhan dhe Kërpimeh.






