Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar për një aksident që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Trudë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i ka thënë portalit Llapi.info se nga përplasja e një kamioni dhe një veture, ka mbetur i lënduar një person.

“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti  transportues dhe një veture. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Llapi.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: