Edhe një vjedhje tjetër është raportuar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Pas asaj që kishte ndodhur në fshatin Popovë, vjedhë ka pasur edhe në një shtëpi në fshatin Llapashticë të Poshtme.
Për dallim nga rasti i parë ku ishin vjedhur disa mjete pune, në Llapashticë është vjedhur një armë, e cila kishte qenë me leje.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, derisa rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info






