Komuna e Podujevës ka thënë se nesër (1 janar 2023), do të jetë pushim për bizneset, përjashtimisht disave, shkruan Llapi.info.

Me anë të një postimi në Facebook, komuna e Podujevës ka specifikuar bizneset që u lejohet puna gjatë ditës së nesërme.

Njoftimi i plotë:

Njoftim – 1 janari ditë pushimi për bizneset

Me rastin e festës së Vitit të Ri, bazuar në Rregulloren për Orarin e Punës për Bizneset që operojnë në Komunën e Podujevës, Festa e Vitit të Ri është festë zyrtare dhe data 1 janar është ditë pushimi për bizneset.

Përjashtim nga ky njoftim bëjnë këto veprimtari:

– Bizneset e hotelierisë dhe gastronomisë
– Internet kafe, video lojëra dhe të ngjashme
– Pikat e shitjes së derivateve
– Barnatoret sipas kujdestarisë në Zonat I, II dhe III
– Furrat e bukës